Pavarësia e Maqedonisë dhe demokracia e hajnisë

Shkruan: Muhamer Pajaziti

Maqedonia e Veriut sot po feston pavarësinë. 31 vite më parë ky shtet shpalli pavarësinë, duke kaluar nga një sistem komunist në atë demokratik.

Që nga kjo periudhë filloi të instalohet demokracia e hajnisë.

Hajnat nën petkun e politikanit fillimisht i privatizuan fabrikat, më pas i shkatërruan tërësisht, i shitën për skrap, ndërsa punëtorët i lanë rrugëve në mëshirën e fatit.

Pastaj hajnat, të organizuar në parti politike, vazhduan e kapën shtetin, e zhvatën shtetin, vodhën taksat e qytetarëve, u pasuruan…

Si rezultat shkatërruan gjyqësorin, për të mos i ndjekur.Aty instaluan gjykatësit e tyre të varur.

Shkatërruan arsimin, duke eksperimentuar reforma për nxjerr sa më shumë tender dhe për të vjedhur.

Shumicën e mësuesve, arsimtarëve i varfëruan, ja u morën dinjitetin, i bën argat për fushata politike.

Në shëndetësi nuk e ngulën asnjë gozhdë. Spitalet mbetën ashtu si u ndërtuan në kohën e Titos. Në anën tjetër hapën spitale private moderne për ta zhvatur popullin e shkretë e të varfër.

Ka edhe shumë, por kaq mjafton për ta përshkruar demokracinë e hajnisë, që filloi të instalohet pas pavarësisë.

Tani s’ka më shpresë se bëhet ky shtet. Rinia po ik dhe do mbetet shkretë. Demokracinë e perëndimit nuk e shijuam ne, u mashtruam ramë për dhe.

Le të festojnë ata që ja panë hajrin këtij organizimi gjoja shtetëror.