Patris Berisha reagon pas lajmit se Tuna solli në jetë fëmijën e dytë

Tuna Sejdiu e cila njihet si njëra ndër këngëtaret e dashura të publikut sapo zbuloi se ajo tashmë është bërë nënë për herë të dytë, shkruan lajmi.net.

Përmes një postimi në pofilin e saj të Instagramit Tuna tregoi se ajo tashmë është nëna e dy djemve.

Tuna ka vendosur ta emërojë djalin e saj të dytë me emrin Zen dhe u shpreh tejet e lumtur përmes mbishkrimit të bëhej nënë për herë të dytë. Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar Patris Berisha.

Patris Berisha ka ndarë një fotografi të djalit në Instastory të cilën e përshkroi, “Mirësevjen në jetë Zen”.

Ndërkohë, Tuna dhe Patrisi ndajnë së bashku edhe një fëmijë tjetër, djalë i cili quhet Tian.