Patriotizmi i pasluftës

Shkruan: Nexhmedin Ramadani
Patriotizmi i pasluftës si definicion, është pjellë ideologjike injorante e krijuar nga spiunët që ishin në luftë. Spiunët si të mençur nga shkolla edukative e tyre, arritën që të sistemohen në çdo parti, në çdo organizatë joqeveritare dhe në çdo institucion. Puna dhe kontributi i tyre ishte cenimi i lirisë dhe të drejtave të njeriut, e mbi të gjitha edhe interesi i tyre privat, pasuria. Lufta e tyre ishte shkatërrimi i idealit si frymë lirie e idealistëve, burgosja e njerëzve të pafajshëm, hakmarrja politike ndaj çdo individi që ishte pjesë e konfliktit dhe një sërë montime rastesh të trilluara dhe krijuara nga po këta spiunë. Sot, pjella e tillë spiunale dhe institucionalizimi i tyre, ka krijuar kuadro të ri spiunësh ku fatkeqësitë e idealistëve manifestohen me ngushëllime fotografish dhe afirmitetesh, gjë që me vite kanë bashkëpunuar në shuarjen e veprave dhe sakrificës së heronjëve. Sot pjella e tillë, ka ngritur “intelektual” që bagazhi i tyre i krijuar intelektualo-politik, ishte krijuar kur diskriminimi dhe burgosjet bëheshin vazhdimisht dhe ata heshtnin pafundësisht. Në momentin që i’u rrezikua pushteti dhe interesi, tap, kthyen dhe u bënë kinse mbrojtës së interesave kolektive idealiste. Sot, fatkeqësisht ne Shqipërinë e shqiptarëve kemi kauzën ku droga dhe prostitucionalizmi është fenomen normal institucional dhe shoqëror. Sot, në Kosovën e pasluftës, “cicologjia” si fenomen i ri afirmitetesh dhe të qenurit më europian se europianët, është fenomen ku shuan ngritjen e institucioneve që u bë nga idealistët. E më në fund, sot në Maqedoni, nepotizmi, afirmiteti dhe dyftyrësia e shkollës së spiunëve, kontribuoj në ikjen e çdo të riu nga ky vend dhe afirmoi ca kuadro të pacipë, që mezi presin të dalin në televizione dhe t’i thonë dy fjalë me gabime të shumta në fjalorin e të shprehurit të gjuhës shqipe. Këta jemi ne !