Patrick Vieira jep mendimin e tij për finalen e Ligës së Kampionëve mes PSG-së dhe Interit

Trajneri i Genoas, Patrick Vieira, ka ndarë mendimet e tij rreth finales së ardhshme të Ligës së Kampionëve midis PSG-së dhe Interit, e cila do të zhvillohet më 31 maj.

Interi dhe Paris Saint-Germain do të ndeshen në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve dhe njeriu i fundit që ka folur rreth kësaj super-ndeshje është Vieira në një intervistë për gazën La Repubblica.

“U rrita në Dreux, isha një tifoz i apasionuar i PSG-së gjatë epokës së Weah dhe Rai, dhe e kujtoj fitoren e paharrueshme ndaj Bayernit. Por gjithashtu ndiej një lidhje të fortë me Interin, me atë ekip të shkëlqyer, me një person kaq të mrekullueshëm si Moratti. Le të themi vetëm, do të jem i lumtur me çdo rezultat. Më 31, do të jem atje”, ka thënë fillimisht Vieira.

“PSG nuk luan më futbollin më të mirë në botë, por loja e tyre është e lehtë dhe shumë e këndshme për t’u parë”.

“Nga ana tjetër, Interi ka përvojë dhe shkathtësi; ata mund të luajnë keq dhe prapë të fitojnë, ata dinë si t’i durojnë vështirësitë. Është një ekip i vërtetë italian”.

“Nuk do të vija bast për asnjërin prej tyre”, përfundoi legjenda franceze.