Ushtarët e Brigadës Givati të ushtrisë izraelite dhe inxhinierët luftarakë janë përfshinë në një përleshje.
Dhe sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një përleshje në një sallë ngrënieje në një bazë veriore, që përfshinte hedhje karrigesh dhe goditje – pamje të së cilës janë publikuar në media sociale.
Siç bëhet e ditur më tej, bëhet fjalë për një incident që ndodhi të dielën.
Sipas raportimeve, përleshja fizike fillimisht filloi si një grindje verbale.
Pamjet tregojnë ushtarë që hedhin karrige drejt njëri-tjetrit, qëndrojnë mbi tavolina dhe godasin njëri-tjetrin.
Disa ushtarë u përpoqën të ndanin ata që ziheshin.
IDF tha se e konsideron incidentin si serioz, duke theksuar se “nuk pasqyron vlerat e IDF ose atë që pritet nga ushtarët dhe komandantët e IDF”.
Incidenti po hetohet, sipas ushtrisë.
“Në përfundim të tij, do të merren masa komanduese dhe disiplinore në përputhje me gjetjet”.
“IDF dënon çdo sjellje të dhunshme dhe do të vazhdojë të mbështesë disiplinën, etikën dhe profesionalizmin në çdo kohë”, ka përfunduar deklarata e ushtrisë izraelite.




