Zëvendëskryeministri i Parë dhe ministër për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi në emisionin “Vetëm intervistë” në Kanal 5 ka komentuar reagimet në media lidhur me aksionin e tij bashkë me Higjienën komunale-Shkup për pastrimin e objekteve fetare në kryeqytet në prag të Fitër Bajramit.
“Kurrë nuk mund të kënaqësh shijet e të gjithë qytetarëve. Ishte e rëndësishme të merrnim pjesë në një veprim të tillë sepse kishte komunikime të vazhdueshëm nga Higjiena Komunale, për të rritur ndërgjegjësimin për punën e tyre”, është shprehur Grubi duke shtuar se ai asistoi në këto aksione me ftesë të drejtorit të NP Higjiena Komunale-Shkup.
“Unë nuk jam kandidat në zgjedhjet e radhës lokale. E bëra këtë për të reflektuar dhe mendoj tash e tutje do të kemi një fushatë progresive sa i takon higjienës në kryeqytet” ka thënë Grubi.
Higjiena Komunale – Shkup në prag të festës së madhe myslimane, realizoi aktivitete për larjen manuale dhe makinerike të ndërtesave kryesore fetare islamike në qytetin e Shkupit.