Neraida HALILI
Qeveria jonë (e Shqipërisë) nuk është në gjendje të sigurojë mbështetje financiare për njerëzit dhe kompanitë.Autoritetet perëndimore kanë premtuar shpenzimin e shumave të mëdha. Një vlerësim i përgjithshëm për Amerikën, Gjermaninë, Britaninë, Francën dhe Italinë, përfshirë premtimet e shpenzimeve, uljen e taksave, injeksionet e parave nga bankat qendrore dhe garancitë e huasë, arrin në shumën 7.4 trilionë dollarë, ose 23% e PBB-së së tyre. Megjithatë, bankat qendrore janë përgjegjëse për mbi katër të pestat e kësaj mase dhe qeveritë po bëjnë shumë pak. Sipas parashikimeve të “Bloomberg Economyics”, ekonomia globale mund të përballet me një humbje prej 0,416 pikë përqindje në tremujorin e parë të vitit 2020. Të lidhura thellë në Kinë për sa i përket financave, logjistikës dhe mallrave, Hongkongu është një nga vendet që ka mundësitë më të mëdha që të ndikohet nga virusi.
Ngadalësimi i Kinës nënkupton më pak eksporte të produkteve, të cilat do të ndikonin në eksportuesit kryesorë të produkteve si Brazili dhe Australia. Kryesisht e varur nga Kina në mallrat e saj të ndërmjetme, rritja ekonomike e Koresë së Jugut në tremujorin e parë të vitit mund të përfundojë me 0,4 pikë përqindje më pak nga sa pritej për shkak të virusit.
Tregjet financiare reagojnë fuqimisht ndaj fluksit të informacionit në lidhje me këto lloj ngjarjesh të papritura. Rritja e numrit të vdekjeve papritmas mund të rezultojë në një humbje prej 10 për qind të vlerës në tregjet e transaksioneve. Nga ana tjetër, madje edhe një ‘copë’ e lajmit të mirë mund të vlerësohet si një mundësi për të blerë. Për shkak se ne po flasim për Kinën, e cila konsiderohet “fabrika e botës”, do të ishte me mend të vlerësohen ndikimet përmes zinxhirëve të furnizimit, tregtisë së jashtme dhe kanaleve të sektorit real.
Kjo krizë gjithashtu ka efekte të rëndësishme ekonomike për kompanitë, për shembull për shkak të kufizimeve në prodhim, tregti dhe konsum, ose për shkak të ndalimeve të udhëtimit.
Këto efekte ekonomike kanë një ndikim në kontabilitetin, raportimin dhe auditimin e pasqyrave financiare të kompanive ose palëve të interesuara.
Kriza e globale financiare ka frenuar rritjen ekonomike në ekonominë globale, ka rritur nivelin e papunesisë, dhe ka zvogluar qarkullimin neto në investimet e huaja direkte, si dhe shtjellon dobësitë e sistemit global financiar që është shfaqur si rezultat i krizës dhe nevojës per një arkitekturë te re për t‟iu përgjigjur sfidave të ardhshme në menyrën më të duhur.