Pasi u shfaq krah Benet Becit të PS-së, Stresi e thumbon Luizin: Berishian deri në vdekje, është shumë e thjesht të shitesh në ditët e sotit

Luizi pas daljes nga “BBVA”, u shfaq në një tubim të PS-së, krah Benet Becit.

Sot, Stresi e ka thumbuar hapur Luizin, shkruan lajmi.net.

Ai ka publikuar një foto të 25 viteve më parë ku shfaqet fëmijë, krah Berishës, ndërsa thekson se u qëndron bindjeve të tij politike deri në vdekje.

Berishian deri në vdekje, besnik deri në fund të idealeve dhe bindjeve të mia personale. Është shumë e të shitesh në ditët e sotit”, shkruan ai.

Ky mesazh interpretohet si mesazh për fituesin e Big Brother 2 Albania, Luiz Ejlli, i cili sapo doli nga shtëpia shprehu publikisht mbështje ndaj kandidatit të PS-së në Shkodër Benet Beci, edhe pse në Big Brother ka shprehur hapur se mbështeste Berishën.