Të paktën 40 persona janë plagosur pasi një raketë iraniane goditi qytetin jugor izraelit të Dimonës, pranë një objekti bërthamor, sipas autoriteteve izraelite.
Shërbimi i emergjencës Magen David Adom raportoi se një djalë 10-vjeçar ndodhet në gjendje të rëndë nga plagët e shkaktuara nga shrapnelët, ndërsa një grua është lënduar nga copëza xhami. Dhjetëra persona të tjerë po trajtohen për lëndime më të lehta.
Sipas raportimeve, disa nga të plagosurit janë goditur nga fragmentet e raketës, ndërsa të tjerë janë lënduar gjatë përpjekjeve për t’u strehuar ose kanë pësuar gjendje ankthi pas sulmit .
Irani deklaroi se sulmi ishte një akt hakmarrjeje për një goditje të mëhershme në centralin bërthamor të Natanzit, ndërsa ushtria izraelite ka mohuar përgjegjësinë për atë sulm.
Ndërkohë, Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike bëri të ditur se nuk ka shenja dëmtimi në qendrën bërthamore në Negev dhe se nuk janë regjistruar nivele jonormale rrezatimi, por situata po monitorohet nga afër.




