Besimtarët ortodoksë festojnë Pashkën për të dytin vit radhazi në kushte pandemie, por këtë vit pa orë policore, me thirrje për respektimin maksimal të masave për mbrojtje kundër Kovid-19.
Ora policore nuk vleu mbrëmë dhe qytetarët mund të lëviznin lirshëm, duke i respektuar masat për mbrojtje – duke mbajtur maskë dhe duke mbajtur distancë. Ky ishte një përjashtim vetëm për festën e Pashkëve dhe kufizimi i lëvizjes vazhdon sot nga ora 21:00 deri në 05:00.



