“Pashkët”, autoritetet edhe Kisha apelojnë të respektohen masat parandaluese

Qeveria nuk heq dorë nga vendimet dhe masat të cilat kanë të bëjnë me ndalesën e lëvizjes edhe gjatë kohës së festave të Pashkëve, ndërsa të cilat janë në interes të mbrojtjes së shëndetit publik dhe në interes të shëndetit të secilit qytetar.

Ato vlejnë për secilin, edhe një herë porositi në profilin e tij në Fejsbuk mbrëmë kryeministri Oliver Spasovski.

“Të gjithë qytetarët dhe të gjithë faktorët në shoqëri duhet t’i respektojnë masat e Qeverisë, ndërsa ato janë të qarta. Është e ndaluar lëvizja e të gjithë qytetarëve në orët e caktuara në ditët e punës, ndërsa ajo ndalesë është e tërësishme për periudhën prej të premtes në orën 16 deri të martën në orën 5. Përkujtoj se është aktive ndalesa për grupimin e qytetarëve në grupe më të mëdha se dy persona, në hapësira publike. Këto janë kufizimet aktive, vendime dhe masa dhe ato mbeten në fuqi edhe gjatë festave të Pashkëve. Qeveria nuk heqë dorë as një inç nga vendimet dhe masat të cilat janë në interes për mbrojtjen e shëndetit publik dhe në interes të shëndetit të secilit qytetar. Ato vlejnë për secilin!”, ka shkruar Spasovski.