Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, shqyrtohen 24 nisma ligjore

Kuvendi do të zhvillojë sot seancën e parë plenare pas më shumë se një muaji mungesë për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusit.

Gjatë seancës së sotme e cila do të zgjasë vetëm 2 orë, do të shqyrtohen nisma ligjore që nga ndryshimet në Kodin Penal, aktet normative të Ministrisë së Shëndetësisë për masat ndaj COVID-19, lirimin e një kategorie të dënuarish, për shtyrjen e pagesës së këstit të tatimit mbi të ardhurat për bizneset si dhe dy dekretet e presidentit Meta për kthim në Kuvend të ligjit për pronat dhe paketën Anti- Shpifje për pjesën që i takon OFL për sekuestrimin e pasurive.

Punimet e seancës plenare do të nisin në orën 10:00 ku gjithashtu pritet të votohet edhe shtyrja të veprimtarisë së komisionit për Reformën Zgjedhore.