Pasditja e sotme pranë Urës së Ibrit, fëmijët luajnë me top dhe karabinierë që sigurojnë zonën

Ura e Ibrit për të cilën së fundi u argumentua për hapjen e saj ose jo, sot duket aspak në fokus të thellë të qytetarëve.

Situata pasditen e kësaj të diele duket mëse e qetë atje, transmeton klankosova.tv.

Aty nuk duket diçka e pazakontë, anise në fotografitë e publikuara nga Alternativna Internet Stranica, shihen dy fëmijë që pa shqetësime luajnë me top, ndërsa mëtanë gjenden dy automjete karabinierësh që sigurojnë zonën.