Pasdite mot i paqëndrueshëm me reshje shiu, nesër temperatura më të ulëta në Maqedoninë e Veriut

Pasdite dhe nga fundi i ditës moti në vend do të jetë i paqëndrueshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme, bubullima, erë të përforcuar dhe breshër të izoluar.

Ngjashëm do të jetë edhe në Shkup, ku pasdite në disa pjesë të luginës moti do të jetë i paqëndrueshme me reshje të rrëmbyeshme, vranësira dhe erë të fortë.

DPHM njofton se nesër do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje lokale shiu, i cili do të jetë i rrëmbyeshëm i shoqëruar me bubullima. Do të fryjë erë e përforcuar veriore (mbi 60 km/h), ndërsa temperaturat ditore do të ulen për 4 deri në 6 gradë.

Më pas në ditët në vijim moti do të jetë stabil, të enjten dhe të premten me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa ditën e shtunë do të jetë me rritje më të theksuar.