Pas vuajtjeve të gjata nga virusi, Kimmich kthehet në stërvitje me Bayern Munich

Ylli gjerman i Bundesliga, Kimmich, vuajti një kohë të gjatë nga virusi Covid-19, i cili ia dëmtoi mushkëritë në një masë të madhe.

Kimmich refuzonte të vaksinohej në fillim, por më vonë u dorëzua dhe mori dozën e nevojshme kundër Covid-19.

Së fundmi, lojtari ka filluar rikuperimin dhe është kthyer në stërvitje me bavarezët, përcjell lajmi.net.

Gjermani shënon këtë regjistrim pas dy muajve mungesë te skuadra e tij.

Ndeshja e fundit e Kimmich me fanellën e Bayern u regjistrua më 6 nëntor, ndaj Freiburg.