Pas vuajtjeve dhe persekutimit, Baca Sul mori shtetësinë e Maqedonisë

Baca Sul (78) nga fshati Sopot nuk pa kurr dritë në shtetin e Maqedonisë. Ky shtet atij ja shkatërroi jetën, duke e mbyllur për 14 vite në qeli, për një vepër që se ka bërë, dhe që në fund u dëshmua pafajsia.

U dëshmua pafajsia por ai u maltretua dhe persekutua në mënyrë më mizore nga shteti policor i Maqedonisë.

Humbi shikimin, humbi shëndetin në përgjithësi, ju shkatërrua jeta e gjithçka.

Ai ishe i huaj për këtë shtet, dhe paradoksi më i madhë është se ai sot paska marrë shtetësinë e Maqedonisë, në moshën 78 vjeçare. (INA)