Pas Vitit të Ri, negociata të reja! Petkov: Bullgaria nuk do ta bllokojë më Maqedoninë

Zyrtarizmi i Qeverisë së re bullgare hapi dyert për negociata të reja mes Shkupit dhe Sofjes. Në kontaktet e para që i realizoi kryeministri Zoran Zaev, i cili e ka uruar në bisedë telefonike kryeministrin e ri bullgar, Kiril Petkov, e ka porositur që pret që të vazhdojnë bisedimet për gjendjen e zgjidhjes.

“U pajtuam të vazhdojmë të punojmë në gjetjen e zgjidhjes së pranueshme për de-bllokimin e procedurës për fillim të negociatave për anëtarësim të RMV në BE dhe për impulsin e ri pozitiv për përforcimin e raporteve bilaterale mes dy vendeve në emër të ardhmërisë së përbashkët evropiane”, tha Zoran Zaev, kryeministër.

Kryeministri i ri bullgar, Petkov, në intervistë për Finance Time thotë se do të ndalojnë me bllokimin e Maqedonisë në rrugën drejt BE-së. Paralajmëroi se në gjashtë muajt e ardhshëm do të propozojnë proces të ri për de-bllokimin e fillimit të negociatave të Maqedonisë me BE. Megjithatë njëra nga kërkesat do të jetë që Bullgaria të mos quhet fashiste.

“Ideja për grupet e punës, për të cilën kam folur edhe gjatë fushatës, do të strukturohet në afat më të shkurtër, shpresoj në fillim të janarit do të kemi plan të qartë cilat janë grupet e punës, duke përfshirë edhe atë që bisedova këtë mëngjes, të përfshijë kulturën, infrastrukturën, ekonominë, si dhe plotësimi i pjesës së historisë. Të bëjmë plan për punë që gjatë janarit këto grupe pune të kenë rezultate reale”, pohoi Kiril Petkov, kryeministër i Bullgarisë.

Mbrëmë zv.kryeministri Artan Grubi, në Klik Plus në TV21 tha se lideri i BDI, Ali Ahmeti, ka plan B për fillimin e negociatave me BE.

Për datën e shumë pritur – 14 dhjetorin, para rreth një muaji foli edhe Kastriot Rexhepi i cili atëherë tha se ka informacione se Maqedonia do të fillojë negociatat me BE dhe se për këtë arsye ai është tërhequr nga rrënimi i Qeverisë./TV21