Më 25.09.2026 në orën 21:45, pas një videoje të publikuar paraprakisht në rrjetet sociale, në Stacionin Policor të Tetovës është dorëzuar vetë R.N. (62) nga një fshat i Tetovës. Me udhëzim të prokurorit publik nga PTHP Tetovë, personi është privuar nga liria për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale „dhunim i fëmijës që nuk ka mbushur 15 vjet“ sipas nenit 188 të Kodit Penal. Ai është ndaluar në stacionin policor për procedurë të mëtutjeshme dhe për zbardhjen e dokumentimin e plotë të rastit.
Maqedoni Pas videos së publikuar në rrjetet sociale, 62-vjeçari dorëzohet në polici në...





