Pas vështirësive në jetën profesionale, Pogba gjen lumturinë në ardhjen në jetë të fëmijës së tretë

Futbollisti francez, Paul Pogba, ka njoftuar se është bërë baba për herë të tretë, vetëm disa ditë pasi pësoi një tjetër lëndim.

Mesfushori i Juventusit e ka bërë publik gëzimin në rrjetet sociale duke bërë të ditur se ka pritur në jetë fëmijën e tij të tretë.

Në fotografitë e postuar në Instagram shihet gruaja e tij, Maria Zulay, me djalin e porsalindur të lojtarit, ndërsa i ka postuar edhe disa imazhe të tjera të çiftit brenda spitalit.

 

“Falënderimi i takon Zotit. Një anëtar i ri Pogba ka arritur. Shumë krenar me mbretëreshën time Maria Zulay. Jam shumë i lumtur”, ka shkruar futbollisti në Instagram, ndërsa edhe partnerja e tij ka postuar fotografi me fëmijën.

Pogba është martuar me modelen boliviane nga viti 2019, ndërsa kanë edhe dy fëmijë të tjerë bashkë.

 

Në jetën profesionale, 30-vjeçari ka pasur një sezon të mbushur me lëndime. Ai përjeto gjashtë lëndime duke luajtur vetëm dhjetë herë për Juventusin me minutazh të shkurtë.