Pas vërshimeve në Pejë, bëhet thirrje për më shumë kujdes për emergjenca

Ujërat e rrëmbyeshëm që morën dy jetë në Pejë, përpinë edhe rrugë e trotuare.

Instituti Hidrometeorologjik tha se vërshimet shkatërruese erdhën si pasojë e infrastrukturës së dobët. E që të tilla të jenë sa më të evitueshme, Tahir Ahmeti njohës i emergjencave apelon për mirëmbajtje më serioze, njofton Klan Kosova.

Kujdes po vlerësohet sipas ekspertit të Gjeoteknikës, Adrian Kadiri, duhet kushtuar edhe tokës ku ndërtohet rrugë a shtëpi, që të njëjtat të mos anashkalohen në asnjë rrethanë.

Për të minimizuar dëmet eventuale, duhet angazhuar vazhdimisht edhe në inspektim, sipas Drejtorit të Emergjencave në Prishtinë, Lulzim Fushtica.

Që situata si e 24 qershorit të mos përsëriten, apelohet që të ketë koordinim mes institucioneve e parashikuesve të motit, që zonat e rrezikuara të jenë çdoherë në dijeni për rrezikun që u kanoset.