Pas vdekjes së dy personave me koronavirus në Itali, shtohen kontrollet në Portin e Durrësit

Pas vdekjes së dy personave në Itali të infektuar me koronavirus, Porti i Durrësit ka shtuar masat për kontroll.

Mësohet se është rritur gatishmëria për kontrollin e pasagjereve dhe marinarëve të huaj.

Vetëm këtë fundjavë me 2 tragetet e Barit kanë hyrë në Shqipëri rreth 446 pasagjere. Sipas mjekut përgjegjës te karantinës së portit, Indrit Kalaja, ndaj tyre është ushtruar kontroll dhe kanë rezultuar pa probleme shëndetësore dhe nuk ka pasur me origjine nga vatrat e infektuara. Po ashtu po mbahen nën vëzhgim edhe marinarët e mjeteve detare tregtare, të cilët nuk vijnë nga portet kineze.

“Jemi përditë të azhornuar me rastet e koronavirusit. Që në ditët e para njësia jonë ka krijuar një task forcë me strukturat shëndetësore të qytetit, e cila ka sjellë një inspektor në ndihmë të grupi tonë. Gjithashtu vijnë edhe dy inspektorë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor. Kështu që masat janë përforcuar.

Sot erdhën dy tragete nga Bari me 446 pasagjerë, nuk kishte pasagjerë që vinin nga Kina. Të gjitha rastet kur vijnë nga këto vende ne i intervistojmë. Nuk kanë pasur probleme shëndetësore.”

Muajt e fundit thekson dr Kalaja në port kanë hyrë anije që vijnë kryesisht nga portet e Detit të Zi.\oranews