Pas Trumpit, a mund të bjerë edhe Putini?

Policia në Rusi ka përdorur forcë dhe ka ndaluar mbi 5,000 persona në mbarë vendin, pasi protestuesit, për të dytën javë me radhë, kërkuan lirimin nga burgu të politikanit opozitar, Aleksei Navalny.
Grupi monitorues OVD-Info tha se 5,135 persona janë ndaluar në protestat në mbarë Rusinë.
Në rrugët e qyteteve ruse, më 31 janar kishte prani të shtuar të policisë, të cilët tentuan të shpërndajnë protestuesit. Protestat, që u mbajtën pa lejen e autoriteteve, u thirrën nga Navalny dhe ekipi i tij.
Policët janë parë duke tërhequr zvarrë protestuesit e duke i futur në makina të blinduara, si dhe duke ushtruar dhunë ndaj tyre. Po ashtu, forcat e rendit kanë hedhur gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve.
Dhuna dhe raportimet për ndalimin e protestuesve, vijnë vetëm një javë pasi policia arrestoi mijëra protestues, gjë që nxiti realigimin e Uashingtonit zyrtar, i cili bëri thirrje që të respektohen të drejtat e njeriut dhe liria e shtypit.
Gruaja e Navalnyt është në mesin e qindra personave që u ndaluan në Moskë, ku Navalny gjendet në paraburgim për 30 ditë, nën akuzat, të cilat ai i cilëson të fabrikuara.
Protestat në Moskë nuk nisën në kohën e paraparë, pasi autoritetet kishin mbyllur të gjitha linjat e transportit publik, me qëllim që të pamundësonin tubimin e qytetarëve.

Vladimir Putin gati 20 vite është në pushtet dhe deri tani ka arritur të shuajë shumë protesta opozitare, mirëpo protestat pro Navalnyt dallojnë në shumë aspekte nga protestat e mëhershme.