Pas thyerjes së rregullave të izolimit, Rita Ora nis xhirimet e klipit të ri

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, së fundmi ka qenë tejet e komentuar lidhur me shkeljen e rregullave të izolimit për çka ka kërkuar edhe falje.

Ndërsa tani, u raportua se biondja udhëtoi në Bullgari për një projekt të ri muzikor, sipas The Sun.

“Rita ka qenë duke u përballur me veten për gabimin e bërë, kështu që u rikthye në punë për t’i larguar disa nga gjërat”, ka thënë një burim.