Pas testimit pozitiv të Mustafës me koronavirus gjithë ekipi U-23 i Hannoverit futet në karantinë

Klubi gjerman i futbollit Hannover 96 ka njoftuar se skuadra U-23 është dërguar në karantinë për dy javë, pas testimit pozitiv me koronavirus të reprezentuesit të rinjve të Kosovës, Valdrin Mustafa.

Mustafa ka njoftuar të martën se ka dal pozitiv me COVID-19 dhe ka njoftuar se ai dhe familje janë në izolim.

“Ne qysh dje kemi udhëzuar gjithë lojtarët, të mbajnë distancë nga familjet, shoqëria dhe të afërmit dhe të mbyllen në shtëpi”, ka thënë Michael Tarnat, drejtor i akademisë së Hannoverit. “Nga sot vlenë karantina 14 ditore”.

Është njoftuar se gjithë lojtarët do të testohen. Po ashtu në karantinë do të jenë edhe trajneri dhe stafi teknik i U-23.