Pas tërheqjes së Amdi Bajramit, Ali Ahmeti mbetet “shoumeni” kryesor në fushatë!

Boshllëkun e krijuar humoristik pas tërheqjes së ish deputetit Amdi Bajram, me shumë sukses po e plotëson kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Që nga fjalimi me dy mikrofona, e deri te shpata dhe plisi i Goce Dellçevit, Ali Ahmeti në asnjë moment nuk po lejon të na mungojë humori karakteristik i Amdi Bajramit.
Veç kësaj, të dy bashkë konsiderohen si përfaqësues të drejtimit filozofiko-politik, të ashtuquajtur “gjithmonë me pushtetin” (sekogash so vllasta-kush mer vesh maqedonisht).
Si përfaqësues të këtij drejtimi, Ahmeti dhe Amdi Bajram janë ndër deputetët që kanë votuar më së shumti kryeministra maqedonas, bashkë me ish kryetarin e Partisë Socialiste, Lubisav Ivanov-Xingo. Më e lezetshmja është kur dëgjon Ahmetin dhe Amdi Bajramin si lavdërohen në opinion se kanë rrëzuar shumë kryeministra. (Shefit Xhambazi)