Pas sulmit në fytyrë, reagon Bebe Rexha duke postuar imazhe: Jam mirë

Bebe Rexha është njëra nga këngëtaret shqiptare që njihet edhe ndërkombëtarisht.

Në një koncert së fundi ajo është përballur me një situatë aspak të hijshme, shkruan lajmi.net.

Teksa ka performuar ajo është goditur me telefon në fytyrë.

E lidhur me ngjarjen në fjalë, së fundmi ka reaguar edhe vet interpretuesja e hitit “Meant To Be”.

Ajo publikoi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram dy fotografi, ku shihet me qepjet e bëra në fytyrë pas ndodhisë në koncert.

“Jam mirë”, shkroi ajo në gjuhën angleze në mbishkrimin e fotografive.