Pas skandalit, Kim Kardashian refuzon ofertën e Balenciagas për vitin 2023

Kim Kardashian thuhet se hodhi poshtë një marrëveshje të vitit 2023 me Balenciagan pasi njoftoi se po “rivlerësonte” partneritetin e saj me shtëpinë e modës pas skandalit të tyre të reklamave BDSM.

Sipas TMZ, marka iu afrua Kardashian me ofertën përpara se të dilnin imazhet e diskutueshme – por ajo e refuzoi pak pasi filloi reagimi.

Ylli televiziv, 42 vjeçare, hoqi gjithashtu veshjet e shumta të Balenciagas që po planifikonte të vishte në ngjarjet e ardhshme dhe tashmë ka kontaktuar me stilistë të tjerë.

Vendimi i Kardashian për të hequr dorë nga fushata erdhi disa ditë përpara se ajo të denonconte markën, duke thënë se ajo ishte “e tronditur nga imazhet shqetësuese”.

“Kam qenë e qetë për ditët e fundit, jo sepse nuk kam qenë e neveritur dhe e indinjuar nga fushatat e fundit të Balenciagas, por sepse doja një mundësi për të folur me ekipin e tyre për të kuptuar vetë se si mund të kishte ndodhur kjo”, postoi Kardashian në Twitter të hënën.

“Si nënë e katër fëmijëve, jam tronditur nga imazhet shqetësuese. Siguria e fëmijëve duhet të mbahet me respektin më të lartë dhe çdo përpjekje për të normalizuar abuzimin e fëmijëve të çfarëdo lloji nuk duhet të ketë vend në shoqërinë tonë”.

Shumë të famshëm të tjerë përfshirë motrën e Kardashian, Kylie Jenner, kanë folur kundër markës luksoze.

Që atëherë, Balenciaga ka kërkuar falje disa herë dhe ka tërhequr fushatën.

Shtëpia e modës ka kërkuar falje për imazhet shqetësuese të reklamave.

Ata kanë ngritur një padi prej 25 milionë dollarësh kundër “palës së tretë” që krijoi imazhet.