Pas shumë angazhimeve, Tayna gjen pak kohë për pushime

Tayna gjatë kësaj periudhe ka qenë shumë aktive si me këngë të reja, ashtu edhe me koncerte, shkruan lajmi.net.

E pas gjithë kësaj pune, reperes i duhet pak kohë pushime për t’u relaksuar në mënyrë që të kthehet plot energji.

Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory, përmes së cilës tregoi se po merr disa ditë pushime.

Kujtojmë se “Sorry” titullohet projekti i fundit muzikor nga Tayna, këngë kjo që po pëlqehet nga fansat. /Lajmi.net/