Pas SHBA, një balonë e dyshuar kineze pikaset edhe në Tajvan

Tajvani thotë se ka gjetur mbetjet e asaj që duket të jetë një balonë kineze e rrëzuar. Ushtria e Tajvanit tha se kishte parë një objekt të paidentifikuar që lëvizte mbi Dongyin, një ishull i kontrolluar nga Tajvani në brigjet e Kinës, në orën 11:00 me kohën lokale të enjten.

Hetimet fillestare sugjeruan se mbetjet ishin pjesë e një instrumenti meteorologjik, shtoi ushtria. Të premten, Ministri i Mbrojtjes i Tajvanit Chiu Kuo-cheng tha se zyrtarët do të hetojnë më tej balonën e rrëzuar, por nuk do të nxiten në përfundime.

Kjo është hera e parë që një zbulim i tillë është bërë në ishujt e Tajvanit, tha zyrtari Chen Yu-lin. Kina e sheh Tajvanin e vetëqeverisur si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të jetë nën kontrollin e Pekinit. Por Tajvani e sheh veten me kushtetutën e vet dhe udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike.

Kujtojmë që situata ka qenë e tensionuar edhe mes Kinës dhe SHBA pas gjetjes së një balone në Karolinën e Jugut që dyshohet se është përdoru për spiunim. Shtetet e Bashkuara rrëzuan gjithashtu tre objekte të tjera të dyshimta. /abcnews.al