Një 53-vjeçar nga Bogdanci, me inicialet N.T., ka ndërruar jetë dje në spitalin e Gjevgjelisë pasi ka pësuar lëndime të rënda trupore gjatë një përleshjeje fizike me një 55-vjeçar nga fshati Sretenovë i Dojranit, me inicialet V.R.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme, policia nga Sektori për Punë të Brendshme Strumicë – Njësia në Gjevgjeli e ka arrestuar mbrëmë V.R. në orën 22:25 në fshatin e tij, Sretenovë.
Më herët, në qytetin e Vjetër të Dojranit kishte ndodhur një përleshje fizike mes tij dhe N.T. (53) nga Bogdanci, i cili kishte pësuar lëndime të rënda dhe ishte dërguar në Qendrën Mjekësore të Gjevgjelisë, ku më vonë ka ndërruar jetë.
“Me urdhër të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore e Gjevgjelisë, trupi i të ndjerit është dërguar për autopsi. Personi i dyshuar është mbajtur në Stacionin Policor të Gjevgjelisë dhe gjatë ditës ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës penal”, shtojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.




