Aeroplani privat i themeluesit të Wagner-it rus, Yevgeny Prigozhin fluturoi nga qyteti rus i Rostov për në Bjellorusi, dhe një aeroplan tjetër mbërriti atje nga Shën Petersburg, raportoi media e pavarur Belaruski Hajun, duke cituar të dhënat e Flight Radar.
Aeroplani i Yevgeny Prigozhin me numër regjistrimi RA-02795 u ul në bazën ajrore Machulishchi afër Minskut në orën 7:40 të mëngjesit.
Një aeroplan tjetër mbërriti nga Rusia: një aeroplan privat BAe 125-800B me numër regjistrimi RA-02878 u ngrit nga Shën Petersburg dhe u ul në bazën ajrore Machulishchi në orën 07:58.
Kujtojmë se presidenti rus Vladimir Putin tha mbrëmë se veprimet e shërbimeve ruse, sensi i shëndoshë i shumicës së anëtarëve të Wagner dhe “fryma patriotike e qytetarëve rusë”, ishin vendimtare në shtypjen e rebelimit të udhëhequr nga Prigozhin kundër udhëheqjes ushtarake ruse.