Pas rastit të përdhunimit të 11-vjeçares, vjen edhe një dorëheqje në Kosovë

Pas rastit të dhunimit të 11 vjeçares, si akt moral ka dhënë dorëheqje Drejtori i Drejtorisë për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi.

“Dorëheqja ka ardhur si akt moral i z. Gashi, pasi që njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale”, thuhet në njoftimin e Sherbimit Korrektues të Kosovës.

Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Lidhur me këtë rast mbrëmë ka dhënë dorëheqje edhe Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti./21Media