Florentino Perez është president i Real Madridit prej shumë vitesh. Ai e mori detyrën në vitin 2000, të cilën e mbajti deri në vitin 2006 dhe më pas e rifitoi tre vjet më vonë.
Shumë vite më vonë, ai është ende i përfshirë masivisht me Real Madridin dhe dashuria e tij për klubin dhe për punën nuk ka kufi, pavarësisht zërave për një largim të mundshëm, të cilin klubi e sqaroi në një deklaratë zyrtare .
“Në disa rrjete sociale janë shfaqur disa thashetheme në të cilat thuhet se presidenti Florentino Perez gjoja do të mendonte të largohej nga presidenca e klubit”, thuhet fillimisht në njoftimin e gjigantit spanjoll.
“Real Madrid CF dëshiron të deklarojë sa vijon: Këto thashetheme janë kategorikisht të rreme dhe i binden disa interesave që nuk kanë lidhje me realitetin”.




