Pas pushimeve në Dubai, Loredana ndan foto krah Mozzikut

Pas ribashkimit, Mozzik dhe Loredana shihen shumë shpesh pranë njëri-tjetrit kudo që shkojnë, shkruan lajmi.net.

Së fundi, çifti pushuan bashkë me vajzën e tyre Hanën në Dubai, nga ku sollën pamje përrallore nga vendi ku qëndruan.

Në imazhin e fundit, reperja shfaqet në një lokal pranë Mozzikut, ky i fundit nuk ka preferuar ta tregojë fytyrën.

“Unë dhe karrota ime e vogël në një foto”, ka shkruar ajo.

Ndryshe, Loredana ka pak kohë që ka nisur një biznes të ri, ndërsa Mozzik ka paralajmëruar një tjetër.

Çifti po e shijojnë lidhjen pranë njëri-tjetrit, por duke tentuar që të mos jenë në syrin e publikut. /Lajmi.net/