Pas tre javësh pushimi në vilën qeveritare në Dhërmi, kryeministri Edi Rama është rikthyer këtë të hënë në zyrën e tij në Tiranë.
Pamjet e siguruara nga Euronews Albania tregojnë kreun e qeverisë të veshur sportiv, me rroba të zeza, teksa hyn në godinën e Kryeministrisë.
Në ditët në vijim, Partia Socialiste pritet të mbledhë Asamblenë Kombëtare, ku Rama do të prezantojë përbërjen e kabinetit të ri qeveritar, i njohur si “Rama 4”.
Me interes pritet të shihet lista e emrave që kryesocialisti do të zgjedhë për të drejtuar qeverinë gjatë mandatit të ardhshëm. /Euronews.al/