Palestinians, who were displaced to the south at Israel's order during the war, make their way back to their homes in northern Gaza, amid a ceasefire between Israel and Hamas, in the central Gaza Strip, January 27, 2025. REUTERS/Ramadan Abed TPX IMAGES OF THE DAY
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit thotë se ka udhëzuar ushtrinë që të përgatisë plane që një numër i madh palestinezësh të largohen nga Rripi i Gazës në përputhje me propozimin e presidentit Donald Trump, për territorin e shkatërruar nga lufta.
Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz tha të enjten se plani “do të përfshijë opsione për dalje në vendkalimet tokësore, si dhe marrëveshje të veçanta për dalje nga deti dhe ajri”.
Ai tha se e mirëpriti “planin e guximshëm të Trump, i cili mund të lejojë një popullsi të madhe në Gaza të largohet në vende të ndryshme në botë”.
Trump të mërkurën propozoi që shumica e popullsisë së Gazës të zhvendoset “përgjithmonë” diku tjetër, ndërsa Shtetet e Bashkuara të rindërtojnë territorin.
Zyrtarët amerikanë më vonë thanë se zhvendosja do të ishte vetëm e përkohshme, por palestinezët kanë frikë se Izraeli nuk do t’i lejonte kurrë të kthehen, duke thelluar dhe përjetësuar një krizë refugjatësh që daton që nga krijimi i shtetit.
Plani i Trump u refuzua nga palestinezët dhe pjesa më e madhe e komunitetit ndërkombëtar. Grupet e të drejtave thanë se kjo do të përbënte zhvendosje të dhunshme në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Ai nuk tha nëse palestinezët do të mund të kthehen një ditë në Gaza, e cila është bërë kryesisht e pabanueshme nga fushata ushtarake 15-mujore e Izraelit kundër Hamasit.