“Prime” i kaluar ishte plotë emocione teksa nuk mungoi edhe propozimi për martesë që Luizi ia bëri Kiarës.
Moderatorja u eliminua pasi Efi ishte ajo e cila e zuri finalen, shkruan lajmi.net.
Unaza ishte ajo që tërhoqi vëmendje dhe zuri faqet e para të mediave rozë, e mahnitur nga unaza që këngëtari i dhuroi Kiarës është padyshim edhe gjyshe Leta.
Kiara postoi një ‘Instastory’, me reagimin epik të gjyshës e cila i ka nisur planet e dasmës.
Në videon e publikuar nga moderatorja Leta dëgjohet teksa thotë që sapo Luizi të dalë do i vendosin unazën dhe do të bëjnë të gjitha adetet.
“Sa e bukur moj Kiara, të rroni e ta gëzoni dhe bashkim sa më parë. Më pëlqen shumë unaza, unazë shumë shumë e bukur. Tani kemi për t’ ja bërë dhëndrit unazën. Luizi të ka vënë ty dy unaza ti nuk i ke vënë asnjë”, thotë gjyshja e moderatores./Lajmi.net/