Pas pjesëmarrjes në “Festivalin e Këngës”, Elvana Gjata është gati për rikthim

Elvana Gjata ka ndarë me ndjekësit disa imazhe nga fotosesioni që e ka realizuar së fundi.

Në këto fotografi, ajo u shfaq e veshur me një minifund, xhaketë dhe bluzë, ndërsa veshjen e kishte kombinuar edhe me një kapele.

Elvana këto imazhe i realizoi në plazh, ndërsa përmes tyre po paralajmëron diçka të re.

Për ndryshe, “Me tana” titullohet kënga e fundit e Elvana Gjatës, me të cilën garoi në “Festivalin e Këngës” dhe zuri vendin e dytë.