Pas pesë viteve mungesë, rikthehet 2po2

Rap-artisti i njohur shqiptar, 2po2, ka prezantuar një projekt të ri muzikor.

“Nëse unë vdes” mban titullin kënga, të cilën e ka lansuar pikërisht për Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Kujtojmë që 2po2 ka paralajmëruar se albumi që del këtë vit do jetë i fundit në karrierën e tij me të cilin rrumbullakon 30 vite përplot suksese në diskografinë shqiptare.