Pas përndjekjes, 11-vjeçari sulmohet nga adoleshenti në Pallaticë

Më 06.10.2025 në orën 22:00, në Departamentin e Policisë Grupçin, L.J. (61) nga fshati Pallaticë ka raportuar se rreth orës 14:00, ndërsa nipi i tij 11-vjeçar po luante me shokët, një grua e moshuar i ka ndjekur me një send prej druri. Pas kësaj, nipi i saj 16-vjeçar e ka sulmuar fizikisht 11-vjeçarin. Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.