Më fillim nga ora 16:00, në kuadër të Formula 1 , do të mbahen kualifikimet për Hungarian GP.
Sikurse gjatë gjithë tërë këtij sezoni, favorit për ta marrë një tjetër “pole position” është Max Verstappen.
Vozitësi i Red Bull po kalon në një formë mjaft të mirë, duke prirë bindshëm në ranglistën e përgjithshme.
Në anën tjetër, kundërshtari më i denjë i tij këtë sezon, Charles Leclerc, do të tentojë ta shlyejë kujtimin e hidhur të garës paraprake me një paraqitje dinjitoze sot.
Aty për të rivalizuar deri në fund janë edhe pilotët e Mercedesit, Lewis Hamilton dhe George Russell.
Gara kryesore mbahet nesër më fillim nga ora 15:00.



