Pas një sherri verbal në trafik, e therr shoferin në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup

Në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup, i dyshuari ka përdorur një mjet të mprehtë, duke e therr shoferin tjetër.
Në fshatin Semenishtë, të Komunës Saraj, dje pasdite policia e arrestoi 25 vjeçarin me iniciale S.H., të cilin paraprakisht e kishin paraqitur në polici, sepse pas një mosmarrëveshje në trafik, ai fizikisht e kishte sulmuar 34-vjeçarin nga fshati Arnaqi.
Sipas njoftimit, në rrugën e vjetër Tetovë-Shkup, i dyshuari e ka përdorur një mjet të fortë e të mprehtë gjatë përleshjes fizike, duke i shkaktuar shoferit tjetër therrje dhe lëndime trupore.
Pas dokumentimit dhe hetimit të plotë, policia njofton se do të ndërmerren masat tjera adekuate ligjore.