Pas ngjarjes tragjike ku u shokua një publik i tërë, ku një 11 vjeçare u dhunua nga pesë persona, ditën e djeshme janë organizuar protesta. Protesta janë organizuar në Prishtinë, Shkup dhe Tiranë, shkruan lajmi.net. Mes tyre kanë qenë personazhe të njohur të ekranit, të cilët kanë dhënë mesazhet e tyre. Mirëpo, ato që kanë tërhequr vëmendje kanë qenë padyshim këngëtarja Beatrix Ramosaj dhe moderatorja Bora Zemani. Ato ani pse nuk flasin me njëra-tjetrën, kauza i ka bërë bashkë. Trixa ka qenë në rreshtin e parë pranë emrave të tjerë si Fifi, Monika Lubonja dhe shumë të famshëm, ndërsa Bora, ka qenë e shoqëruar nga mamaja e saj dhe mikesha e ngushtë, Semi Jaupaj.

Ditët e fundit, Kosova po përballet me reduktime të mëdha të energjisë elektrike.

Shumë vendbanime të Kosovës ka reduktime deri në tri orë, nga dy sa ishte më herët, shkruan lajmi.net.

Lidhur me këto reduktime janë shprehur shumë pakënaqësi.

Pakënaqësi shprehën edhe fytyrat publike, ndër to edhe Zanfina Ismajli.

Ajo publikoi një pamje të pasaportës së saj shqiptare, me të cilën duket se është pajisur së fundmi, ku edhe u shpreh se më mirë të zhvendoset në atje.

“Pasi e kam këtë pasaportë, me u zhvendos disa muaj në Shqipëri, së paku atje nuk ndalet rryma çdo tri orë”, ka shkruar Zanfina./Lajmi.net/