Pas ndarjes me Bleron, Afrona Dikës i’a hakojnë profilin e ‘Instagramit’

Afrona dhe Blero janë në syrin e publikut tash e disa javë.

E gjitha kjo për shkak të ndarjes së tyre, shkruan lajmi.net.

Ani pse asnjëri nuk kanë folur publikisht dhe nuk kanë pranuar thashethemet, veprimet në rrjete sociale e tregojnë qartë krisjen e tyre.

Së pari fshinë fotot e përbashkëta, më pas e fshinë edhe njëri-tjetrin nga ‘Instagrami’, e së fundi modelja u shfaq edhe pa unazë martese.

Por kjo nuk është e gjitha. Afrona është duke u përballur me sulme kibernetike.

Në profilin e modeles në ‘Instagram’, nuk gjendet më asnjë postim dhe në foton e profilit është vendosur një imazh i zi.

Ndërsa fansat janë shqetësuar për modelen, burime për ‘Prive’ bëjnë me dije se asaj i kanë hakuar profilin dhe nuk ka më akses./Lajmi.net/