Pas mesnatës rritet çmimi i benzinës në Maqedoninë e Veriut

Do të rritet çmimi i benzinës dhe i vajit ekstra të lehtë, përcjell TV21. Komisioni Rregullator i Energjetikës njofton se çmimi i benzinës Eurosuper BS-95 do të rritet për gjysmë denari ndërsa i BS-98 për 1 denarë. Për një denarë do të rritet edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë, ndërsa çmimi i naftës mbetet i pandryshuar.