Villa javën e kaluar kompletoi huazimin e yllit të Barcelonës, Philippe Coutinho, deri në fund të sezonit me opsion blerje për 40 milionë euro, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, nuk mjafton vetëm braziliani, me Aston Villan që është në negociata të avancuara me Evertonin për nënshkrimin me mbrojtësin Lucas Digne.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano raporton se Aston Villa në ditët në vijim do diskutojë me Evertonin për çmimin, që të kompletohet marrëveshja.
Edhe Digne është i hapur për kalimin te Villa, mirëpo ende asgjë s’është mbyllur mes dy skuadrave angleze./Lajmi.net/