Pas manifestimit, Meta nënshkroi dekretin

Është mbajtur në Tiranë manifestimi i thirrur nga Presidenti shqiptar Ilir Meta për mbrojtjen e Kushtetutës. Shumë qytetarë, simpatizantë, artistë dhe politikanë iu bashkuan manifestimit që zgjati për rreth 2 orë. Liderët e opozitës jashtëparlamentare ishin të pranishëm në këtë manifestim, por asnjë prej tyre nuk foli. Meta gjatë fjalimit të tij listoi edhe njëherë ato që ai i quan tentativë për “grusht shteti” nga ana e mazhorancës dhe premtoi se do të qëndrojë përballë tyre deri në fund. Në fund të fjalës së tij Meta nënshkroi dekretin për të kthyer në Kuvend ligjin për betimin e anëtarëve të gjykatës kushtetuese dhe premtoi se nëse mazhoranca nuk e merr seriozisht atë atëherë ai do të shkojë në 15 mars në Parlament dhe do ta shpërndajë atë.