Pas Malit të Zi, Emina Çunmulaj me pushime në Itali

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, prej disa ditësh ka qenë duke qëndruar për pushime në Mal të Zi.

Ajo në një intervistë theksoi se t’i kalojë pushimet në Ulqin është më mirë sikur të jetë në ishujt Maldive.

Bukuroshja, e cila jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zgjedhur një tjetër destinacion për pushime.

Foto: Screenshot/Instagram

Nëna e tre fëmijëve tani po kalon një kohë të mrekullueshme në Capri të Italisë.

E njëjta ndërkohë nuk ka munguar me disa imazhe atraktive duke vënë në pah linjat trupore.

 

Emina vlen të ceket se është e lidhur mjaft shumë me trojet shqiptare për shkak të historisë familjare, në të cilën është rritur.

Ajo shpesh në intervista ka folur për vështirësitë që ka hasur gjatë jetës.