Pas lehtësimit të masave, Prishtinës i rikthehen kolonat

Në këto momente janë shkaktuar kolona të gjata në rrugën “Agim Ramadani”, në Prishtinë. Në fotografitë që lexuesit kanë dërguar për lajmi.net, shihen kolona të shumta dhe lëvizje të qytetarëve.

Edhe Instituti i Shëndetit Publik, gjatë ditës se sotme ka shprehur shqetësimin lidhur me fluksin e madh të qytetarëve në vendin tonë. Përmes një njoftimi  IKSHPK iu ka bërë thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat për parandalimin e shpërndarjes së koronavirusit.

Ata kanë thënë se distancimi fizik dhe mbajtja e maskave duhet të vazhdojë. Po ashtu kanë  kanë lutur institucionet që mbajnë rendin dhe inspektoratet që të kenë angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.

Ndryshe, pas lehtësimit të masave qytetarëve u lejohet që të lëvizin 3 orë në ditë.