Pas largimit të Meghan dhe Harry-t nga mbretëria, ekziston një mënyrë që Archie të quhet “Princ”

Megjithatë burime pranë familjes mbretërore kanë treguar së fundmi për ‘Cosmopolitan’ se Archie do të mund të titullohet princ në momentin kur gjyshi i tij, Princ Charles të jetë mbreti i Anglisë.

Prej atij momenti dhe deri në moshën 18-vjeçare Archie do të quhet Princ i Sussex. Pas moshës mazhorene ai ka të drejtën ta heqë ose jo titullin mbretëror.
Pavarësisht këtij vendimi të largët, kujtojmë se momentalisht Meghan dhe Harry janë tërhequr nga detyrat e pallatit mbretëror.